Please enter at least 3 characters.

"Dashuroj gjithçka që jemi ne" - Heidi Baci i thur poezi Romeo Veshajt

2024/07/Screenshot_17-1.png

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj po vazhdojnë të shijojnë në masë të madhe lidhjen e tyre.

Dyshja, të cilët u takuan në edicionin e tretë të Big Brother VIP, kohë të shumtë janë duke kaluar me njëri-tjetrin.

Ata ndodhen aktualisht në pushime, ndonëse nuk kanë munguar me imazhe e video të përbashkëta.

Foto: Screenshot/Instagram

Ka qenë së fundmi modelja shqiptare që i ka dedikuar një poezi partnerit të saj.

Më poshtë ua sjellim vargjet e dashurisë së Heidit drejtuar Romeos:"Dashuroj çdo gjë që është ndryshe, e dashuroj adrenalinën, me ty ka kuptim.Dashuroj gjithçka që është e çmendur. Dashuroj gjithçka të kripur, çdo gjë që gërryhet, që mbetet, që të ndryshon përgjithmonë...Dashuroj gjithçka që lë gjurmë.. pak si heronjtë.Dashuroj gjithçka që jemi ne". /Telegrafi/