Dashnim Hebibi, ambasador i paqes
Federata e Paqes Universale është një aleancë globale e udhëheqësve të jetës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile, individëve dhe organizatave që i dedikohen ndërtimit të një bote të paqes në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët.
Federata e Paqes mbështet projekte edukimi që synojnë zhvillimin e karakterit, dashurinë e pastër, të forcojë martesën dhe familjen, parandalimin e SIDAs, zhvillimin e qëndrueshëm dhe arsimin, si edhe një program të gjerë me projekte shërbimi dhe ndihme.
Përpjekjet për të krijuar një qeverisje të mirë përfshijnë mbështetjen e krijimit të një Këshilli ndër-religjioz pranë OKB-së dhe një seri samitesh botërore me këtë tematikë.
Konferencën e nderuan me pjesëmarrjen e tyre; Kryetari i Federatës së Paqes Universale Botërore Dr. Chung Hwan Kwak dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj Prof. Dr. Tomas Walsh.
Konferenca përfshiu fjalë nga personalitete të larta, një seri prezantimesh informuese.


