Please enter at least 3 characters.

“Dafina po rikthen hitet e saj të vjetra”, Kreshnik Gjergji paralajmeron një koncert që do të sjellë emocione të forta

Koncerti madhështor i Dafina Zeqirit që do të mbahet më 25 dhe 26 dhjetor në Prishtinë ka hyrë tashmë në fazën e përgatitjeve intensive, dhe këtë e ka zbuluar vetë bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji.

Ai ka publikuar në InstaStory një video të Dafinës teksa po ushtron vokalet para performancës së shumëpritur.

Në videon që ai ndau me ndjekësit, Dafina dëgjohet duke kënduar një nga këngët e saj më të vjetra, duke krijuar menjëherë nostalgji tek fansat.

Dafina Zeqiri/InstaStory

Kreshniku shoqëroi postimin me një mbishkrim që mori vëmendjen e të gjithëve: “Dafina po rikthen hitet e saj të vjetra për të dyja shfaqjet dhe ju do ta përjetoni të gjithë atë epokë".

Ky koment i tij la të kuptohej se Dafina po përgatitet të sjellë një performancë të fuqishme, emocionale dhe të paharrueshme në dy netët e koncertit.

Eventi pritet të jetë një ndër më të mëdhenjtë e fundvitit në kryeqytet, ndërsa fansat tashmë janë të entuziazmuar për të dëgjuar live hitet e saj të njohura.

Dafina, e cila në skenën shqiptare ka qenë gjithmonë unike për stilin, vokalin dhe energjinë e saj, duket se po përgatitet të dhurojë dy netë spektakolare që do të mbahen mend gjatë. /Telegrafi/


Dafina Zeqiri (Shumë qef - YouTube)

Dafina Zeqiri (Shumë qef - YouTube)