Conor McGregor zbulon se ai dhe e fejuara e tij janë në pritje të fëmijës së katërt
15/06/2023
Ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor ka zbuluar se ai dhe e fejuara Dee Devlin po shtojnë një tjetër fëmijë në familjen McGregor.
Duke u shfaqur në “Kelly and Mark”, irlandezi zbuloi se dyshja 'kanë një tjetër fëmijë rrugës' të mërkurën, shkruan DailyMail.
McGregor dhe Devlin tashmë kanë tre fëmijë; Conor Jr., Croia Mairhead dhe Rian -- gjashtë, katër dhe dy vjeç, respektivisht.
“Gjërat po shkojnë mirë”, tha McGregor për jetën e tij familjare.
“Ne kemi edhe një tjetër rrugës”, vazhdoi ai, ndërsa publiku i studios live brohoriti.
"Ka shumë gjëra që po ndodhin" – rrëfeu më tej mundësi irlandez. /Telegrafi/


