City dhe United në garë për Jovetic
11/07/2013
Dy rivalët nga Manchesteri janë duke garuar për të siguruar nënshkrimet e sulmuesit të Fiorentinas, Stevan Jovetic, raportojnë mediat angleze.
Daily Mirror dhe The Sun shkruajnë se dy klubet janë gatshme të ofrojnë nga 28 milionë funte për malaziasin.
Ata janë të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit një pagë javore prej 120 mijë funtesh, dhe duket se zgjedhja e fundit do të jetë e lojtarit. /Telegrafi/


