Please enter at least 3 characters.

Çifti mbetën të habitur kur kuptuan se çfarë po shkaktonte një erë të keqe në dhomën e tyre të gjumit

2021/08/46932283-0-image-a-5_1629534338506-e1629563147852.jpg

Kur Meghan dhe partneri i saj filluan të rinovonin shtëpinë e tyre të shekullit të 16-të, nuk mund të kuptonin se çfarë po shkaktonte një erë të lagësht në dhomën e tyre të gjumit.

Kjo ndodhi derisa ata grisën qilimin në dhomë dhe zbuluan një ‘pus të fshehtë’, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kjo do të ishte mjaft e çuditshme - pse dikush thjesht do të vendoste një qilim mbi një pusetë? - por kur çifti ngriti kapakun e ndryshkur, ata zbuluan shkakun e erës së keqe.

Dhe një video që është publikuar në rrjetet sociale thuhet se tregon Meghan dhe partnerin e saj duke hequr “kapakun”, dhe duke vënë re erën e keqe që bëhej edhe më e fortë.

Kur ata më në fund arrijnë të shohin se çfarë kishte brenda, panë se kishte një sistem kullimi - ose, siç thotë Meghan me vend, një "tub jashtëqitjeje". /Telegrafi/