Cibona zyrtarizon Dardan Berishën, tre vjet te “ujqërit”
18/06/2015
Berisha do të ketë numrin 3 në dresin e ekipit kroat me famë. Lajmin e ka bërë me dije vet faqja zyrtare e këtij klubi në Facebook.
“Dardan Berisha, aloja 27 vjeçar, i gjatë 191 cm, nga sot është lojtar i ri i Cibonës. Berisha vjen nga Sigal Prishtina, i cili këtë sezon ka fituar Ligën Ballkanike, e në të cilën ai u shpall koshashënuesi më i mirë, me mesatare prej 24 pikësh për ndeshje”, shkruan aty.
Faqja në Facebook tregon se përfaqësuesi i Polonisë me Cibonën ka nënshkruar kontratë trevjeçare ndërsa, “ujqërve” do t’u bashkohet pas Kampionatit Evropian.


