Please enter at least 3 characters.

Challandes: Kam ndryshuar idenë se kush i gjuan penalltitë te Kosova

2019/09/skysports-bernard-challandes_4769219.jpg

Bernard Challandes ka thënë se ka ndryshuar idenë se kush do t’i gjuajë penalltitë dhe gjuajtjet e lira te Kosova.

Trajneri i Përfaqësueses tonë ka bërë të ditur se ka dy apo tre emra në listë se kush do t’i gjuajë penalltinë apo gjuajtjet e lira.

“E kam ndryshuar idenë se kush do të gjuajë penalltinë dhe gjuajtjet e lira. Kam përcaktuar një listë”, ka thënë Challandes.

“Do t’i jap tre emra se kush do ta marrë përgjegjësinë të gjuajë penalltinë apo edhe gjuajtjen e lirë”.

“Shumë lojtarë gjuajnë penalltinë dhe janë mjaftë të mirë, por që unë duhet të vendosi se kush do të jetë gjuajtësi i parë i penalltisë, i dyti, i treti...”, ka shtuar më tej përzgjedhësi i Kosovës.

‘Dardanët’ do të përballen me Malin e Zi më 14 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 nga ora 20:45. /Telegrafi/