Çfarë po bëjnë pasagjerët - vajza u shokua në aeroplan
Një pasagjere u zgjua në mes të një fluturimi të gjatë me aeroplan dhe u habit nga skena e pazakontë që pa në kabinë.
Maite Bousas publikoi një video në TikTok që u bë virale, ku shihet se pasagjerët në aeroplan kryenin lëvizje të ngadalta dhe të koordinuara ndërsa ishin ende në vendet e tyre.
Në fillim, vajza dukej e çuditur dhe lëvizi kamerën për të treguar se çfarë po ndodhte. Ishte sikur të gjithë pasagjerët po ndiqnin njëfarë rutine të çuditshme.
@maite.bouzas Experiencia 10/10 🫶✨🇨🇳 #fyp#chinesebaddie#parati#travel♬ original sound - EpicGamingMusic
Ajo përbri videos shkroi “një kompani kineze pas një fluturimi 9,5 orësh”.
Por më pas u bë e qartë se çfarë po ndodhte - pasagjerët po bënin së bashku ushtrime “tai chi”.
Tai chi është një teknikë kineze e njohur për lëvizje të ngadalta, të rrjedhshme dhe shpesh praktikohen për të përmirësuar shëndetin dhe lëvizshmërinë e trupit.
Këto lëvizje të pazakonshme kanë fituar miratim në komentet nën videon virale, ku shumë e kanë quajtur skenën “të dashur” dhe kanë vlerësuar bashkëpunimin midis pasagjerëve. /Telegrafi/


