Çfarë kishte shkruar 10 ditë më parë Jashari për presidentin Thaçi?
Murat Jashari, i cili është si i dyshuari kryesor për plagosjen e avokatit Azem Vllasi, ka pranuar të ketë dashur ta vrasë Vllasin.
Jashari në dëshminë e tij ka përmendur se në shënjestër të likuidimeve ishin edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Presidenti Hashim Thaçi.
Ai tutje ka theksuar se pos tij është edhe një grup tjetër i madh i njerëzve me të cilët ai bashkëpunon, dhe se ky grup shtrihet edhe në dy vende të tjera pos Kosovës.
E dhjetë ditë më parë, Murat Jashari kishte “goditur” edhe presidentin Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook, transmeton Telegrafi.
Jashari kishte shkruar se Hashim Thaçi për dy vjet i ka ndreqë 680 banesa në Zvicër, madje ai ka shkruar se gjyshi i Thaçit, Sinan Idrizi ka qenë djali i priftit serb.
Postimi i plotë:“N J O F T I M Hashim Thaçi, për dy vjetë, i ka ndreqë 680 banesa në Zvicër. Firma Orllati, athua sa % i merrë nga ndërtimi me eurot e Hashim Brojës?! A thua, Hashimi, ku i morë gjithë ata pare?! Sigurisht, gjyshi i tij Sinan Idrizi (djalë i priftit serb), ia ka lënë testament! Athua, sa banesa i ka ndreqë në këto nëntë vjet në Austri e gjetiu?! Po në Kosovën e varfër, sa banesa i ka ndreqë, e po i ndreqë?! Hashimin Kosova kryetar e ka!!! Jo rastësisht shkoj në Malajzi! Atje bankat janë më të forta. Rrofshin kryeprokurorët e këtyre nëntë vjetëve të pavarësisë së "Republikës" të Kosovës!”(sic.) /Telegrafi/


