Please enter at least 3 characters.

"Çënari", Almeda dhe Ermali bëhen bashkë për një projekt ndërkombëtar

2018/05/ermalmamaqiofficial_31966736_1016904808478663_5784735681108508672_n-e1526971935764.jpg

Tolgahan Sayisman po forcon edhe më tepër duket se marrëdhëniet me shqiptarët.

Aktori turk, i njohur në Kosovë si "Çënari", vitin e kaluar ka kurorëzuar lidhjen me martesë me Almeda Abazin.

Çifti ka pasur një mysafir të veçantë gjatë këtyre ditëve, Ermal Mamaqin i cili është edhe bashkëpunëtor dhe mik i modeles.

Ky takim ka prodhuar edhe një nismë për një projekt të përbashkët ndërkombëtar. Të paktën këtë përmes një mesazhi në rrjetet sociale e ka konfirmuar vet Ermali.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti por duke e ditur se të dy artistët janë shumë të njohur në vendet e tyre e të talentuar atëherë pritet të dalë diçka shumë e suksesshme.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se për çka bëhet fjalë dhe nëse projekti do të realizohet në Shqipëri apo Turqi.

Ndryshe, Tolga është duke punuar në seriale dhe filma të tjerë ndërsa Almeda është nikoqire e shout "Dancig With the Stars". /Telegrafi/