Please enter at least 3 characters.

Çdo gjë që ndodhi në ditën e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës

2019/08/68884097_2146997112259563_4059795829131575296_n-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

E plotësuar: Deklaratat e partive politike pas shpërndarjes së Kuvendit - Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është deklaruar pas shpërndarjes së legjislaturës së VI të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se sot është ditë gëzimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kurti theksoi se nuk do të hyjnë në koalicion me partitë të cilat kanë qenë pjesë e PAN-it.

-Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së pas vendimit të deputetëve për të shpërndarë Kuvendin ka shfrytëzuar mundësinë që para gazetarëve të tregojë të arriturat e qeverisë në dorëheqje, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Në këtë drejtim, Isufi, ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës për këto dy vite ka realizuar projekte që qeveritë për 20 vjet nuk i kanë bërë, përcjell Telegrafi.

-Avdullah Hoti nga LDK: Kuvendi u shpërnda dhe u hap rruga për zgjedhje të lira e demokratike, për të pas një qeveri normale me njerëz me duart të pastra që shohin ka Evropa.  Sot janë lehtësua qytetarët e Kosovës.

- Bilall Sherifi nga NISMA: Meritat dhe dështimit të kësaj qeverie janë të koalicionit jo të një njeriut, tani sovranit iu kthyen mandatet dhe tani do dalim t'i kërkojmë edhe një herë.

-Ramush Haradinaj nga AAK: Ai para mediave ka thënë se pas koalicionit me PSD-në, është i hapur për bashkëpunim edhe për Nismën dhe AKR-në, transmeton Telegrafi.

- Kadri Veseli:  Pas shpërndarjes së Kuvendit ka uruar qytetarët për shkuarjen në zgjedhje. Ai ka pranuar se do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës.

----------

Shpërndahet Kuvendi, vendi shkon në zgjedhje

Më 89 vota për , 1 kundër dhe 2 abstenime, deputet e Kuvendit të Kosovës vendosën për shpërndarjen e gjashtë të legjislaturës së Kuvendit, lajmi i plotë.

------------

E plotësuar:  Në seancën për shpërndarjen e Kuvendit ka folur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti tha se Qeveria PAN do të mbetet në histori si qeveria më e madhe në botë, me numër të madh të ministrave, zëvendësministrave, koordinatorëve e zëvendëskoordinatorëve. /Telegrafi/

-----------

E plotësuar- Ka nisur seanca plenare ku në rend dite është shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët tashmë janë në sallë, dhe fillimisht ata do të votojnë për miratimin e marrëveshjes financiare për IPA në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Pas votimit të kësaj marrëveshje pritet të votohet propozimi i 93 deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit. /Telegrafi/

----------
Për pak minuta pritet të nisë seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të bëhet shpërndarja e Kuvendit.

Në rend dite në këtë seancë janë dy pika: "1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. 2. Shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë (6) të Kuvendit të Republikës së Kosovës".

Deri më tani në seancën ku pritet të votohet shpërndarja e Kuvendit nuk ka arritur asnjë deputet.

Kujtojmë se për votimin e shpërndarjes së Kuvendit duhen 2/3 votave të deputetëve që i bie 80 vota. /Telegrafi/