Please enter at least 3 characters.

Capital T stërvitet me Haxhi Krasniqin, paralajmëron hite të reja (Foto)

2016/10/ccapitaliii-e1476975197328.jpg

Reperi shqiptar, Capital T, ka paralajmëruar hite të reja.

Ai në një postim në rrjetin social Instagram është shfaqur krah për krah me boksierin e njohur, i cili synon brezat interkontinental në boks, shkruan Telegrafi.

Por, Kapo i cili duket se ka punuar në kohën e fundit në trupin e saj, shfaqet mjaft muskuloz krahas Haxhiut, i cili natyrisht se është në formë më të lartë e këngëtari.

Sidoqoftë, Kapo me këtë rast ka paralajmëruar projekte të reja, që ai i quan “hite”.

Reperi vërtet ka sjellë së fundmi projekte të suksesshme, por mbetet të shihet a do të vazhdojë ta ketë “dorën e mbarë”. /Telegrafi/