Please enter at least 3 characters.

Buxheti i Komunës së Skenderajt për vitin 2025 është mbi 19 milionë euro

2024/09/461318889_931050895716961_7722850808157422436_n.jpg

Sot është mbajtur mbledhja e Kuvendit Komunal të Skenderajt, ku pikë kryesore e rendit të ditës ishte buxheti për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se buxheti për vitin e ardhshëm është 19,881,471.00 euro, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, në fjalën e tij ka falënderuar anëtarët e Kuvendit për vendimmarrjen dhe për përgjegjësinë e treguar si të votuar nga qytetarët të komunës së Skenderajt.

Në seancën e sotme janë shqyrtuar dhe miratuar edhe këto pika të rendit të ditës:

- Propozim vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Skenderajt me pronën e paluajtshme të personave fizik;

- Propozim vendim për miratim përfundimtar të ofertës nga shprehja e interesit për marrjen në shfrytëzim afatgjatë (99 vite), pronën e paluajtshme të Komunës së Skenderajt;

- Propozim vendim për miratim të raportit të komisionit komunal, për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. /Telegrafi/