Please enter at least 3 characters.

Bursat e kosovarëve më të voglat në rajon

2016/01/bursat-e-kosovar-euml-ve-m-euml-t-euml-voglat-n-euml-rajon_hd.jpg

Por bursat e sportistëve kosovarë prej 500 dollarësh në muaj janë më të voglat në rajon. Pos kësaj, do të marrin bursa më pak se çdo sportist tjetër i rajonit. Disa vende kanë nisur të ndajnë bursa që nga fillimi i vitit 2014 e disa në mes të vitit 2014, kur ka nisur cikli dyvjeçar olimpik para Lojërave Olimpike "Rio 2016", shkruan Koha Ditore.

Sportistët kosovarë do të marrin bursa nga tash e deri në fillim të LO "Rio 2016". Për bursat e dy muajve të shkuar, janar e shkurt, është thënë se do t'i marrin në formë retroaktive.

Gjithsesi Serbia prin për numrin e bursistëve dhe për shumën që ndan. Ky vend ka përfshirë 64 sportistë në programin e saj të bursave. I ka ndarë në dy grupe, të sporteve individuale dhe kolektive. Secili grup ka nga tri kategori.

Vlerat e bursave olimpike në shtetet fqinje dhe Kosovë:

Serbia: 64 sportistë- 850, 1600 dhe 2000 dollarë në muaj
Shqipëria: 6 sportistë- 1000 dollarë në muaj
Maqedonia: 11 sportistë- 666 dhe 800 dollarë në muaj
Bosnjë: 11 sportistë – 650 dollarë në muaj
Mali Zi : 12 sportistë – 600 dollarë në muaj
Kosova: 15 Sportistë – 500 dollarë në muaj