Buffon e feston kalimin në finale duke tymosur cigare (Foto)
20:"© BEP / Splash News
11/05/2017
Gianluigi Buffon ka qenë një prej më të mirëve këtë vit duke e ndihmuar Juvenusin të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Massimiliano Allegri e mposhti në gjysmëfinale Monacon me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Pas fitores në ndeshjen e dytë me rezultat 2-1, portieri veteran e festoi kalimin në finale duke e ndezur cigare.
Buffon edhe në të kaluarën është përmendur në disa raste për prije të cigares dhe portieri asnjëherë nuk e ka mohuar.
Juventusi i tij do të tentojë ta fitojë Ligën e Kampionëve me 3 qershor kundër Real Madridit. /Telegrafi/


