Please enter at least 3 characters.

Brigada ukrainase mund ta dyfishojë numrin e tankeve të avancuara Leopard, falë përpjekjeve të Spanjës

2024/03/Tanku-Leopard-2.jpg

Ukraina raportohet se do të merr më shumë tanke Leopard 2-A4 nga Spanja, shkruan Forbes.

Media spanjolle InfoDefensa raportoi për tanket të mërkurën, ku sipas kësaj faqe është miratuar nga Spanja transferimi i 20 tankeve Leopard 2A4 që dikur i përkisnin kësaj ushtrie, transmeton Telegrafi.

E kjo nëse realizohet siç po planifikohet, numri i këtyre tankeve 55 tonëshe do të shkojë në 74 që i janë dhënë Ukrainës nga vendet anëtare të NATO-s.

Deri më tani janë futur 40 sosh dhe po i përdor Brigada e 33-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase që po vazhdon luftimet në jug të vendit.

Sipas Oryxc, kjo brigadë tashmë ka humbur tetë tanke Leopard 2 dhe nëntë tjerë janë dëmtuar pjesërisht dhe janë detyruar t’i tërheqin nga vija e frontit. /Telegrafi/