Brenda laboratorit ku Apple teston qëndrueshmërinë e pajisjeve
Sipas Counterpoint, Apple ka 200 laboratorë qëndrueshmërie që përdor për të kaluar pajisjet në teste jashtëzakonisht të ashpra për t'u siguruar që produkte si iPhone mund t'i mbijetojnë përdorimit në jetën reale.
Testet e para që përmendi Counterpoint tregojnë se si këto produkte do të rezistonin në mjedise të ndryshme.
Me pajisjet Apple të disponueshme në mbi 175 vende, kompania teston se si kushtet e ngrohta dhe të lagështa ndikojnë në produktet e saj.
Counterpoint vuri re një test për të parë se si 100 orë ekspozim ndaj kripës ndikojnë në pajisjet Apple, shkruajnë mediat e huaja.
Apple gjithashtu i ekspozon produktet ndaj rërës për të parë se si reagon iPhone kur grimcat e imëta hyjnë në altoparlant ose portin e karikimit.
Teste të tjera përdorën versione artificiale të djersës dhe dyllit të veshit të krijuara në laborator për të parë se si këto produkte i rezistojnë ekspozimit të vazhdueshëm ndaj gjërave të vërteta.
Bëhet e ditur se në laboratorët e saj, Apple simulon shiun dhe kushte të tjera që zbulojnë nivelin e rezistencës ndaj ujit në produktet individuale.
I pari është testi i tavanit me pika, i cili mund të mos jetë shi i vërtetë, por është një simulim i jashtëzakonshëm.
Ndërsa testi i rënies mund të jetë testi më interesant vizual për t'u parë.
Counterpoint thotë se një "rënie aksidentale" është ndër tre arsyet kryesore pse një telefon duhet të riparohet.
Për të ndihmuar me testet e rënies, Apple ka krijuar një robot të ngathët që lëshon pajisje në kënde të ndryshme dhe në sipërfaqe të ndryshme, duke përfshirë asfaltin e pllakat.
Çdo rënie analizohet nga Apple.
Dhe testi i fundit mat se si pajisjet i rezistojnë dridhjeve.
Produktet vendosen në një tavolinë që rikrijon llojet e ndryshme të dridhjeve që këto produkte mund të përballen gjatë transportit ose në kushte të tjera. /Telegrafi/


