Botohet në Hong Kong libri kundër kryeministrit kinez
Libri i quajtur “Aktori më i mirë i Kinës Uen Xiabao”, del të hënën në treg në Hong Kong.
Autori i librit, Yu Jie, i tha BBC se qëllimi i tij nuk është thjesht të kritikojë kryeministrin Uen, por për të krijuar idenë e fjalës së lirë në Kinë.
Yu Jie është arrestuar për pak kohë nga policia muajin e kaluar, e cila e paralajmëroi atë që të mos e botonte librin.
Shërbimi kinez i BBC bisedoi me Yu Jie për këtë libër. Ai shpjegon përse zgjidhi të shkruaj për Uen Xiabaon i cili është numri dy pas presidentit Hu Xhintao.
"Uen Xiabao dhe Hu Xhintao janë si dy anë të të njëjtës medalje. Ata janë në një biçikletë me dy timonë që ecin në të njëjtin drejtim. Unë mendoj se ata bëjnë lojën ku njëri bën si babai i keq e tjetri si nëna e mirë. Por ata kanë të njëjtin objektiv i cili është forcimi i bazës së tyre të pushtetit. Unë mendoj se ata kanë më shumë gjëra të përbashkëta sesa gjëra që i ndajnë”.
Uen Xiabao është bërë popullor në Kinë duke treguar simpati për njerëzit e thjeshtë, kryesisht gjatë katastrofave natyrore siç ishin rrëshqitjet e dheut në Kinë javën e kaluar. /Telegrafi/


