Boshkoski falënderon përkrahësit e tij
15:"IGOR_TODOROVSKI
07/06/2016
Ljube Boshkoski, kryetar i partisë ''Të bashkuar për Maqedoninë'', i cili javën e kaluar u lirua nga burgu, sot u është falënderuar përkrahësve të tij, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai u falenderohet përzemërsisht të gjithë atyre që e kanë uruar për lirimin e tij, duke thënë se këto janë ditë të mëdhaja, pas robërimit të tij, për shkak të padrejtësive ligjore.
Boshkoski është duke i shijuar ditët e lirisë me familjen e tij në Çellopek, ku është lindur, ndërkaq familjen e konsideron si gjënë më të shenjtë./Telegrafi/


