Bllokohet përkohësisht një pjesë e rrugës “Brigada 123” në Suharekë
Komuna e Suharekës ka njoftuar se nga e marta, 25 gusht, do të bllokohet përkohësisht një pjesë e rrugës “Brigada 123”, në hyrje të sheshit.
Sipas njoftimit të Komunës, bllokimi bëhet për shkak të fillimit të punimeve në kuadër të projektit “Rregullimi i ujëmbledhësit të sheshit”.
Gjatë zhvillimit të punimeve, qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë të rrugës do të jetë i pamundur, ndërsa komunikacioni do të devijohet në rrugët alternative.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë sinjalizimin e vendosur dhe udhëzimet për devijimin e qarkullimit.
“Për rihapjen e rrugës për qarkullim do të njoftoheni me kohë, varësisht nga ecuria e punimeve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.
Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kohës së realizimit të punimeve. /Telegrafi/


