Blerim Bexheti: Jam fitues i zgjedhjeve, falemnderoj qytetarët
29/10/2017
Kandidati i BDI-së, Blerim Bexheti për Komunën e Sarajit ka shpallur rezultatet e kësaj komune.
Bexheti ka shpallur fitoren.
Ndërkohë, përderisa Bexheti fliste, në sfond dëgjoheshin të shtëna armësh.
''I përshëndes shtabet vendore në të gjithë Komunën e Sarajit. Ju falemnderoj për punën e bërë. Çdo qytetar që ka dhënë votën për mua, çdo qytetar që ka dhënë votën për mua, ju them se Saraji me ne do të zhvillohet. Ndryshimi do të vazhdojë.''


