Biden për Putinin: Ai është një diktator vrasës
17/03/2022
Presidenti amerikan, Joe Biden ka shkuar më tutje në raport me vlerësimet negative të presidentit rus, Vladimir Putin.
I pari i shtetit amerikan e kishte cilësuar homologun rus kriminel lufte dhe se nuk do të flas ose takojë atë.
Kjo ishte hera e parë Biden e quajti kështu presidentin rus, të cilën gjë e kundërshtoi Kremlini.
Gjatë ditës së sotme, ai tha se presidenti i Rusisë është një “diktator vrasës, një ngacmues i pastër që po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës".
Theksojmë se tashmë veprimet e rusëve në shtetin ukrainas po hetohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima, ku mesin e tyre është edhe një qytetar amerikan. /Telegrafi/


