Please enter at least 3 characters.

Biden angazhon edhe John Kerryn, demokrati zgjedh edhe drejtorin e inteligjencës

2020/11/OJKER4AYSII6VGRY2KP6Z63EGM.jpg

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden sapo shpalli anëtarët e ekipit të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Alejandro Mayorkas do të jetë sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Avril Haines do të jetë drejtori i inteligjencës kombëtare, raporton cnn.

Ai do të shfrytëzojë përvojën e ish-Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, John Kerry si një të dërguar special presidencial për klimën.

Gjithashtu u konfirmua se demokrati do ta zgjedhë, Antony Blinken, në postin e Sekretarit të Shtetit dhe Jake Sullivan, si këshilltar të sigurisë kombëtare.

Ndryshe, Biden tashmë ka nis të emërojë personalitete të ndryshme në postet kyçe shtetërore. /Telegrafi/

https://twitter.com/JohnKerry/status/1330925522579312640