Besnik Osmani: Investimi në shkollën “Laura Scotti” rrit cilësinë në arsim
Shkolla fillore “Laura Scotti” në Graboc ka përfunduar procesin e renovimit të plotë, duke sjellë kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Sipas kandidatit për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ky investim përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit në komunë.
Shkolla tashmë është e pajisur me hapësira bashkëkohore dhe kabinete moderne, të cilat do të ndihmojnë zhvillimin e procesit mësimor sipas standardeve më të larta.
Osmani ka theksuar se, përveç kushteve të reja, nga viti i ardhshëm në këtë shkollë pritet të nisë edhe mësimi gjithëditor, duke ofruar një ambient më të ngrohtë dhe motivues për nxënësit.
Ky investim synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës arsimore, por edhe ngritjen e cilësisë së arsimit në Fushë Kosovë.


