Besa mposhtët në shtëpi, Prishtina e pamëshirshme për Trepçën
Skuadra që udhëhiqet nga trajneri prishtinas Arbnor Morino ka pësuar humbje befasuese nga Kosova e Vushtrrisë me rezultat 2-3.
Kapiteni i mysafirëve, Bahir Kera i kaloi ata në epërsi në pjesën e parë para se të shënonte edhe dy gola tjerë talenti i madh Milot Rashica.
Besa u mundua të rikthehej në lojë nëpërmjet golit të Mesnur Durakut nga penalltia, por i njëjti humbi penallti 20 minuta para fundit të ndeshjes.
Pas kësaj humbje, Besa ka humbur pozitën e dytë dhe është në të tretën me 50 pikë të tubuara.
Ndërkohë fitore të rëndësishme ka shënuar Prishtina që ka mposhtu Trepçën 4-0.
Labinot Osmani shënoi dy herë ndërsa nga një gol e realizuan Shend Kelmendi dhe Mentor Zhdrella për bardh e kaltërit që tani zënë pozitën e dytë me 51 pikë, tri më pak se lideri Ferronikeli.
Ndërkohë Drenica dhe Istogu kanë ndarë pikët në barazim pa gola 0-0.
Ferronikeli – Ferizaj 3-0
Prishtina – Trepça 4-0
Besa – Kosova (V) 2-3
Drenica – Istogu 0-0
Nesër takohen:
Vëllaznimi – Drita
Hajvalia – Trepça ‘89


