Please enter at least 3 characters.

Benzema i jep fitore Realit ndaj Bilbaos në Santiago Bernabeu

2019/04/Karim-Benzemaa-e1555862521655.jpg
267:"MADRID, SPAIN - APRIL 21: Karim Benzema of Real Madrid CF celebrates after scoring Real's first goal during the La Liga match between Real Madrid CF and Athletic Club at Estadio Santiago Bernabeu on April 21, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi fitoi ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 3-0 në La Liga në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga.

Los Blancos ishin më të mirë dhe në fund me meritë iu kthyen fitores në kampionat pas atij barazimi me Leganes.

Pjesa e parë ishte pa raste, Reali e mbajti me shumë topin, por mysafirët u mbyllën mirë në fazën mbrojte dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Vendasit e filluan pjesën e dytë më mirë, ishte Karim Benzema që shënoi në minutën e 47-të pas asistimit nga Marco Asensio. Francezi i disponuar në këtë lojë shënoi edhe dy herë në vazhdim (76', 90').

Pas kësaj fitore Real Madridi renditet në vendin e tretë me 64 pikë, kurse Bilbao në pozitën e shtatë me 46 pikë.

Në xhiron e ardhshme skuadra e Zinedine Zidanes luan ndaj Getafes, ndërsa baskët presin Leganesin. /Telegrafi/