Please enter at least 3 characters.

Ben Affleck i menduar, darkon vetëm pas skenave të nxehta të Jennifer Lopez me Diego Luna

Ben Affleck u pa i vetmuar dhe i përqendruar ndërsa darkonte në restorantin luksoz ‘Steak 48’ në Beverly Hills, vetëm një ditë pasi ish-bashkëshortja e tij, Jennifer Lopez, u shfaq në një trailer provokues me aktorin Diego Luna për filmin e saj të ri “Kiss of the Spider Woman”.

Aktori 52-vjeçar, i veshur me stil të thjeshtë, dukej i qetë teksa largohej nga restoranti dhe u drejtua për të marrë makinën.

Të nesërmen në mëngjes, ai u pa duke e shëtitur qenin e tij të racës Bari gjerman, të cilin e kishte adoptuar në fillim të vitit si masë sigurie pas zjarreve në Los Angeles, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Affleck është rikthyer në bashkëpunim me Matt Damon për filmin kriminal të Netflix The Rip, ku të dy do të luajnë oficerë policie në Miami.

Projekti është prodhuar nga kompania që ata themeluan së bashku, Artists Equity.

Në një moment të veçantë promovues, ata u shfaqën edhe përkrah Cookie Monster në Sesame Street, duke kombinuar humorin me promovimin e filmit, në një skeç ku ndajnë dashurinë për biskotat. /Telegrafi/