Bella Hadid shfaqet me një ndryshim të mahnitshëm flokësh
Si bëhet dikush gati për një shfaqje të modës virtuale? Me një pamje bukurie të spikatur për të tërhequr fokusin nga larg, natyrshëm.
Për shfaqjen e burrave të Dior para vjeshtës 2021, drejtori krijues Kim Jones la mënjanë planet për një shfaqje të Pekinit për të organizuar një video me transmetim të drejtpërdrejtë - dhe muza Bella Hadid zgjodhi një pamje fantastike.
"Fytyra e Bella më kujton një ilustrim dhe kjo ishte ajo që po imitoja, ato ilustrime të femra të viteve '80 me grim të mrekullueshëm", tha grimieri Sam Visser për pamjen, e cila përmban më së shumti nuanca të ngjyrës rozë.
Por, ndryshimi që morri vëmendje në shfaqjen e Bella ishin flokët e prerë në formën ‘pixie’.
Në ngjyrë bionde platinum, ndryshimi dukej jashtëzakonisht bukur në modelen e njohur.
Bella njihet për ndryshime të vogla në pamje, por këtë herë ka dalë pak jashtë nga vetja, dhe fansat e saj e pëlqen shumë këtë eksperimentim. /Telegrafi/


