Please enter at least 3 characters.

Belgjika kualifikohet në fazën tjetër me fitore bindëse ndaj Tunizisë

2018/06/GettyImages-981968684.jpg
273:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 23: Eden Hazard of Belgium celebrates after scoring his team's fourth goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group G match between Belgium and Tunisia at Spartak Stadium on June 23, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore bindëse me rezultat 5-2 ndaj Tunizisë në Spartak stadium të Moskës.

Ndeshja e dytë në kuadër të Grupit G u karakterizua me lojë intensive nga fillimi i takimit.

Eden Hazard hapi llogarinë pas gjashtë minutash lojë për 1-0 nga penaltia.

Në minutën e 16-të një kombinim i bukur e vuri Lukakun në pozitë shënimi për 2-0.

Getty Images

Vetëm dy minuta më vonë Bronn ngushtoi në 2-1 me një gol me kokë.

Në minutën e fundit të pjesës së parë Lukaku me asist të Meunier shënoi për 3-1 dhe epërsinë solide të belgëve.

Me të filluar pjesa e dytë Hazard me një veprim të bukur arriti që të shënojë për 4-1 (51').

Deri në fund Belgjika kishte shumë raste, por dhe Batshuayi ka realizuar golin e fundit në minutën e fundit të takimit, kurse Khazri shtoi edhe një gol në minutën e fundit të shtesës.

Me këtë fitore me gjashtë pikë në krye të Grupit G, Belgjika ka siguruar kualifikimin në fazën tejtër të Kampionatit Botëror. /Telegrafi/

https://twitter.com/Footy_Matrix/status/1010511420184723456

https://www.dailymotion.com/video/x6mkl9w

https://twitter.com/TheWorldGame/status/1010505578039279617