Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha së shpejti edhe me këngën “Gone”

2016/01/bebe-rexha-s-euml-shpejti-me-k-euml-ng-euml-n-ldquo-gone-rdquo_hd.jpg

Pas suksesit me këngën “I Can’t Stop Drinking About You”, Rexha ka përgatitur projektin e ri që do të publikohet pas katër ditësh, më 23 dhjetor, transmeton Koha.net.

Në fakt këngëtarja do të sjellë dy këngë, pasi ajo qysh më herët ka paralajmëruar edhe një singël që synon të bëhet hit, “I'm Gonna Show You Crazy!”, në një pjesë të klipit të së cilës shfaqet edhe një skenë e Anglina Jolie nga filmi “Girl, Interrupted”.

“Ju sapo keni zbuluar ballinën e këngës sime të re ‘Gone’! E gatshme për 12/23 së bashku me 'I'm Gonna Show You Crazy!'”, ka shkruar këngëtarja në Facebook.

Këngëtarja shqiptare që po zhvillon karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka realizuar edhe një këngë në bashkëpunim me yllin Pitbull. /Telegrafi/