Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha gëzohet pasi pranon dhuratën me motive shqiptare nga fansja amerikane (Foto)

2017/02/bebe1-e1489604174148.png

Pasi përfundoi koncertin mbrëmë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka takuar një fanse shumë të veçantë.

Ishte një fanse amerikane, e cila gjatë takimit ishte përkujdesur që t'i sillte Bebes edhe një dhuratë.

Kur këngëtarja hapi atë, mbeti pa fjalë kur e pa që ishte një xhaketë me flamurin shqiptar të qëndisur në të.

“Kjo është xhaketa ime e preferuar”, u shpreh Bebe Rexha duke e veshur menjëherë xhaketën në shenjë gëzimi.

Momenti kur Bebe Rexha pranon dhuratën nga fansja.

Bebe Rexha asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare, duke e pranuar me krenari se vjen nga Dibra.

Ajo po shijon suksesin e projektit "I Got You" të publikuar kohë më parë dhe që u bë hit botëror. /Telegrafi/