Please enter at least 3 characters.

Beavis e Butt-Head rikthehen në MTV!

2016/01/f.0207153228181_m.jpg

Seriali i animuar “Beavis i Butt-Head” ka filluar të emetohet më 1992 në MTV dhe brenda një periudhë shumë të shkurtër ka bërë famë planetare. Seriali ishte ndërprerë më 1997.

E tani nga MTV kanë konfirmuar se autori i serialit Mike Judge është duke punuar në episode të reja, të cilat do të duhej të fillojnë të shfaqen para fundit të këtij viti.

Koncepti i ri i serisë do të jetë i njëjtë me atë të vjetrin, Beavis e Butt-Head edhe më tutje do të ndjekin shkollën e mesme, të komentojnë video-klipet aktuale muzikore në mënyrën qysh dinë ata, të flasin për femrat si dhe të hynë në të gjitha telashet e mundura dhe të pamundura. /Telegrafi/