Please enter at least 3 characters.

BE pret nga Serbia respektimin e të drejtave për pakicat (Video)

2016/01/be-pret-nga-serbia-respektimin-e-t-euml-drejtave-p-euml-r-pakicat-video_hd.jpg

Derisa drejtuesit e këtij Asociacioni thirren mbi parimet e reciprocitetit me atë të Komunave Serbe në Kosovë, Bashkimi Evropian përmend faktin se Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe është rezultat i negociatave të veçanta, që kanë ndodhur në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë.

“Kur është fjala për pakicën shqiptare në Serbi, Serbia është zotuar të zbatojë një politikë ndaj pakicave kombëtare, në përputhje me detyrimet e parashikuara në Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen Kombëtare dhe Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare, mes tjerash. Niveli i autonomisë së pushteteve lokale brenda një vendi është një vendim sovran i një vendi kandidat për në BE”, është shprehur zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic.

Por, liderët shtetëror në Serbi janë deklaruar kundër themelimit të një Asociacioni të Komunave Shqiptare. /Tribuna Channel/