BDI: Zyrtarisht u anulua Korridori 8, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë
BDI: Ligji është i qartë, çdo “zgjidhje” tjetër është mashtrim
BDI në Kuvend dorëzon propozim-ligj për veting për politikanë, gjykatës dhe prokurorë
29/03/2026
Nga Bashkimi Demokratik shprehen se tashmë zyrtarisht u anulua Korridori 8, segmenti Trebenishtë-Qafë Thanë, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.
Ata theksojnë se për një muaj kanë ngritur këtë çështje, kurse pushteti i ka cilësuar këto si shpifje, ndërsa, siç thonë nga BDI, doli e vërteta në shesh.
"Edhe një projekt i anuluar, edhe një e drejtë e mohuar nga kjo qeveri. Një gjë u premtojmë, do të mbani përgjegjësi", thonë nga BDI.
Për anulimin e Korridorit 8 në Strugë, u shpreh deputeti nga Struga, Bekim Qoku, i cili mbrojti Qeverinë duke thënë se fakti që ka arritur kjo rrugë deri këtu, është një arritje e jashtëzakonshme./Telegrafi/


