BBC: Top pesë librat e të gjitha kohërave që çdo njeri duhet t’i lexojë
Ne jemi duke jetuar në një kohë mjaft të vështirë të mbushur me sfida, por nuk ka ikje më të mira nga këto kohëra sesa përmes një libri të mirë.
Keni parasysh se leximi, vërtetuar edhe nga shkenca, sjell shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë stimulimin mendor, zvogëlimin e stresit, etj.
Mbi të gjitha, çdo faqe që e lexoni jua mbush kokën me informacione të reja, dhe asnjëherë nuk e dini se kur ato informacione do t’ju kryejnë punë.
Aq më shumë informacione që posedoni, aq më lehtë do t’iu bëni ballë sfidave.
Ndër tjerash, leximi është kyç edhe për zgjerimin e fjalorit, ku pas një kohe që e keni shpenzuar duke lexuar ju do të jeni shumë më të mirë në artikulimin e fjalive dhe në aftësitë komunikuese.
Prandaj, duke marrë parasysh këtë, Telegrafi ju transmeton pesë librat më të mirë të të gjitha kohërave, të cilat janë përpiluar nga BBC.
1: ‘The Lord of the Rings’ – JRR Tolkien2: ‘Pride and Prejudice’ – Jane Austen3: ‘His Dark Materials’ – Philip Pullman4: ‘The Hitchhiker’s Guide to the Galaxy’ – Douglas Adams5: ‘Harry Potter and the Goblet of Fire’ – JK Rowling


