Please enter at least 3 characters.

Bayerni i thotë 'po' kalimit të Vidalit te Interi?   

2018/07/Vidal-Bayern.jpg
307:"LONDON, ENGLAND - MARCH 07: Arturo Vidal of Bayern Muenchen celebrates as he scores their fourth goal during the UEFA Champions League Round of 16 second leg match between Arsenal FC and FC Bayern Muenchen at Emirates Stadium on March 7, 2017 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Mediat italiane raportojnë se Bayern Munich do të lejojë Arturo Vidalin të bashkohet me Interin, me kusht që oferta të jetë e pranueshme.

Nerazzurët kanë qenë shumë të lidhur me mesfushorin kilian, pasi duan të rrisin skuadrën e tyre përpara rikthimit në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Sipas gazetës Corriere dello Sport, kampionët gjermanë, të cilët kishin hezituar fillimisht lejimin e mesfushorin të largohen, tani kanë vendosur të dëgjojnë ofertat.

Pasi vendosën të largojnë nga tregu Thiago Alcantaran dhe Renato Sanchesin, klubi i Bundesligas tani e sheh 31-vjeçarin si të shitshëm.

Arturo Vidal (Getty Images)

Si i tillë, Interit tani i është dhënë dritë e gjelbër për të paraqitur një ofertë zyrtare për lojtarin kilian.

Vidal, i cili ka luajtur më parë në Serie A për Juventusin, gjithashtu është lidhur me Manchester Unitedin dhe Chelsea.

Në rast transferimi, mesfushori kilian te Interi do të gjente një skuadër të fortë, ku në mesfushë do të kishte partner lojtarë si Marcelo Brozovic dhe Radja Nainggolan.

Çmimi i transferimit të lojtarit sillet rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/