Please enter at least 3 characters.

Bastiset grupi i Kumanovës në Idrizovë

2018/07/Burgu-Idrizoves.jpg

Policia ka bastisur mëngjesin e sotëm qelitë e Grupi të Kumanovës në burgun e Idrizovës.

Pamjet nga bastisja në rrjetet sociale i ka publikuar, Fatmir Reçica i njohur me nofkën “Shpata i Grupit të Kumanovës”, njofton "Alsat".

Burime brenda policisë thonë se bastisja ka ardhur si rezultat i denoncimit se brenda qelive mbahen armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Pas kontrolleve të kryera në dy grupet e sistemuara dhe në pjesën e burgut gjysmë të hapur, policia ka gjetur vetëm thika kuzhine.

Informacionin për bastisje e kanë konfirmuar edhe drejtoria e burgut të Idrizovës.