Please enter at least 3 characters.

Bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës përshëndetin formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë

2016/01/asambleja-parlamentare-e-ke-s-euml-ia-merr-rusis-euml-t-euml-drejten-e-vot-euml-s_hd.jpg

AIM bën të ditur se bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Lisa Christophersen dhe Valery Galecki, e kanë përfunduar vizitën e tyre treditore në Maqedoni.

Pas përfundimit të angazhimit të tyre, bashkëraportuesit e kanë përshëndetur formimin e Qeverisë së re të vendit, duke shpresuar që kjo t'i jep fund krizës politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, përgëzohet angazhimi i Kryeministrit të ri, Zoran Zaev, për promovimin e qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Sipas tyre, vendin e presin shumë vështirësi të cilat mund të tejkalohen me reforma të shumta të cilat duhet të kenë mbështetjen e të gjitha forcave politike./Telegrafi/