Bashkëpunim interesant: Zanfina, Teuta dhe Bigi?
14/03/2015
Zanfina Ismaili pritet të jetë mjaft e angazhuar gjatë verës që vjen.
Lajmi më interesant është se ajo do të realizojë një bashkëpunim me dy këngëtare të tjera, raporton Prive.al.
Bëhet fjalë për një projekt të përbashkët me Teuta Selimin dhe Big Mamën.
Po ashtu, raportohet se Zanfina do të vijë edhe me një set të ri fotografik.


