Barcelona po e kërkon yllin e Arsenalit si zëvendësim të Casados
30/12/2024
Barcelona është e interesuar për mundësinë e transferimit të mesfushorit të Arsenalit, Thomas Partey në rast se bëhet lojtar i lirë në verë, sipas Mundo Deportivo. Deco ka qenë duke monitoruar situatën e reprezentuesit ganez tash e sa kohë dhe beson se ai mund të jetë një opsion i përshtatshëm për blaugranasit.Barcelona po kërkon tash e sa kohë një lojtar i cili do shërbejë si opsion i dytë pas Marc Casados dhe besojnë se Partey mund ta plotësojë mirë këtë rol.Blaugranasit kanë mbetur të detyruar për të vlerësuar mundësinë e blerjes së tij për shkak të pasigurisë që është krijuar për të ardhmen e Frenkie De Jong.


