Please enter at least 3 characters.

Barcelona nuk ndalet, pas Gordon synon edhe yllin e Man Cityt falas

Bernardo Silva rikthehet fuqishëm në radarët e Barcelonës. Mesfushori portugez pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit dhe, ndonëse fillimisht dukej më pranë Atletico Madridit, situata ka ndryshuar ndjeshëm në favor të katalunasve.

Sipas raportimeve nga Spanja, Barcelona e sheh Bernardon si një mundësi ideale në afatin kalimtar, sidomos pas investimit të madh për transferimin e Anthony Gordon.

Drejtuesit e klubit blaugrana po kërkojnë alternativa cilësore që nuk kërkojnë shpenzime të mëdha për kartonin dhe fakti që portugezi mund të transferohet si lojtar i lirë e bën atë shumë tërheqës për projektin e Decos dhe Hansi Flickut.

Në “Camp Nou” besohet se Bernardo Silva do t’i sillte skuadrës përvojë, qetësi dhe inteligjencë taktike.

Trajneri Hansi Flick kërkon futbollistë që dinë të kontrollojnë ritmin e lojës, por njëkohësisht të jenë vendimtarë në fazën sulmuese, ndërsa profili i portugezit konsiderohet perfekt për këtë ide loje.

34-vjeçari largohet nga Manchester City pas shumë sezonesh të suksesshme, ku fitoi pothuajse gjithçka nën urdhrat e Pep Guardiolës.

Përvoja në nivelet më të larta të futbollit evropian dhe aftësia për të luajtur në disa role ofensivë janë elemente që e bëjnë atë një objektiv prioritar për Barcelonën.

Transferimi i Anthony Gordon për rreth 80 milionë euro ka ndikuar drejtpërdrejt në strategjinë e afatit kalimtar së klubit katalunas.

Pas këtij shpenzimi të madh, Barcelona po synon të përforcohet me lojtarë me eksperiencë dhe me kosto më të ulët financiare, ndërsa Bernardo Silva shihet si një zgjidhje ideale.

Portugezi, nga ana tjetër, dëshiron të jetë pjesë e një projekti ku do të ketë rol të rëndësishëm.

Pikërisht kjo mund ta afrojë më shumë me Barcelonën, pasi klubi katalunas është i gatshëm t’i ofrojë një rol kyç në skuadër.

Nëse marrëveshja realizohet, Bernardo Silva mund të shndërrohet në një nga goditjet më të mëdha të verës për Barcelonën, pas afrimit të Anthony Gordon. /Telegrafi/