Barcelona nis bisedimet me Valencian për sulmuesin 23-vjeçar
Nuk është sekret që Barcelona duhet të largojë lojtarë për të mundësuar regjistrimin e përforcimeve të reja, që së shpejti do të përfshijnë Marcus Rashford. Alex Valle, Ansu Fati dhe Pablo Torre janë ndër ata që tashmë kanë ikur, por nevojitet shumë më tepër para se katalanasit të arrijnë objektivin e tyre.Barcelona duhet të lirojë hapësirë në buxhetin e pagave, dhe për këtë janë identifikuar shumë kandidatë për shitje.Largimi i Marc-Andre Ter Stegen dhe Andreas Christensen ose Ronald Araujo do të mundësonte me shumë gjasa regjistrimin e Joan Garcia dhe Rashford, por në këtë fazë, asnjëri prej tyre nuk duket i afërt për t’u larguar.Ndërkaq, lojtari më i mundshëm për t’u larguar është Pau Victor, i cili do të humbasë edhe më shumë hapësirë në hierarkinë e Barcelonës sapo Rashford të bashkohet zyrtarisht.


