Please enter at least 3 characters.

Barcelona ka gati ofertën për mbrojtësin Geertruida

2023/06/Lutsharel-Geertruida-1-scaled.jpeg
258:"ROTTERDAM, NETHERLANDS - NOVEMBER 10: Lutsharel Geertruida of Feyenoord during the Dutch Eredivisie match between Feyenoord v SC Cambuur at the Stadium Feijenoord on November 10, 2022 in Rotterdam Netherlands (Photo by Pim Waslander/Soccrates/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi katalunas, Barcelona ka etiketuar mbrojtësin e djathtë të Feyenoord, Lutsharel Geertruida si objektiv të tyre të verës dhe tashmë kë gati një ofertë për të.

Gjuetia e Barcelonës për një mbrojtës të djathtë vazhdon pas një sezoni ku Jules Kounde u bë zgjedhja ‘de facto’ në këtë pozicion.

Pa burime të mëdha për t'u angazhuar në ndjekje, duket sikur Blaugranët do të kërkojnë alternativa më pak të dukshme.

Sipas gazetës Sport, Barcelona është e gatshme të bëjë një ofertë për mbrojtësin e djathtë të Feyenoord, Geertruida, për të cilin ka gati 15 milionë euro.

22-vjeçari është tashmë një reprezentues i Holandës dhe ka qenë i përfshirë në dy gara evropiane me gjigantët holandezë në finalen e Ligës së Konferencës dhe çerekfinalen e Ligës së Evropës në dy sezonet e fundit.

Në sezonin e fundit, Geertruida ka zhvilluar gjithsej 30 ndeshje në Eredivisie, duke shënuar tri gola dhe dy asistime. /Telegrafi/