Barcelona gjithnjë e më optimiste se do të arrijë te Chiesa
24/08/2024
Barcelona aktualisht po punon në tre largime, Vitor Roque (huazim te Real Betis), Clement Lenglet (huazim te Atletico Madrid) dhe Mikayil Faye (transferim i përhershëm në Rennes). Drejtuesit e klubeve shpresojnë që këto largime të jenë të mjaftueshme për të regjistruar më në fund Dani Olmo në La Liga, dhe kwto largime gjithashtu mund të ndihmojnë në ofertën e tyre për të nënshkruar me Federico Chiesan.Chiesa është shfaqur si objektivi kryesor i Barcelonës. Tashmë palët janë rënë dakord për kushtet personale dhe në ditët në vijim pritet t'i dërgohet një ofertë hapëse Juventusit.
Megjithatë, ka një rrezik në këtë marrëveshje, pasi Chiesa ka pasur vështirësi në vitet e fundit me lëndime. /Telegrafi/


