Please enter at least 3 characters.

Barca shpenzoi €157.25m këtë verë

2016/01/barca-shpenzoi-euro-157-25m-k-euml-t-euml-ver-euml_2_hd.jpg

Pas kundërthënieve që e kapluan klubin katalunas rreth çështjes së transferimit të Neymar, presidenti Josep Maria Bartomeu ka prezantuar një raport të detajuar rreth blerjeve dhe shitjeve në afatin kalimtar veror.

Në këtë mënyrë është mësuar se Barcelona ka shpenzuar 157.25 milionë euro në blerje (këtu përfshihet edhe blerja e Luis Suarez për 81.25 milionë euro, edhe pse Liverpooli ka njoftuar se çmimi ishte 94 milionë euro).

Përmes një dokumenti tjetër, katalunasit kanë treguar se kanë përfituar 79 milionë euro nga shitja e lojtarëve. /Telegrafi/