Ban i tmerruar nga dhuna në Siri
30/11/2012
Ban dhe ndërmjetësi ndërkombëtar, Lakhdar Brahimi, iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në debatin mbi kryengritjen kundër presidentit Bashar al-Asad.
Në konflikt janë vrarë 40 mijë njerëz - shumica civilë. Ban tha se ai është i “tronditur dhe i pikëlluar” nga vrasjet e pamëshirshme.
Ban tha se ai pret që numri i refugjatëve - aktualisht rreth 480 mijë, në vitin e ardhshëm të rritet në 700 mijë.
Brahimi tha se Siria ka rrezik të shndërrohet në një shtet të dështuar. /Telegrafi/


