Please enter at least 3 characters.

Ballkani ende ëndërron titullin, e mposht Ferizajn

Ballkani ka marrë një fitore të madhe për të mbetur ende në garën për titull, duke mposhtur në shtëpi Ferizajn.

Skuadra nga Suhareka triumfoi me rezultat komod 2-0.

Ballkani ishte më dominuese gjatë periudhës më të madhe të kohës, duke krijuar raste të njëpasnjëshme nga minuta e parë.

Giovanni e zhbllokoi epërsinë me një gol të bukur me kokë pas një harkimi (22’).

Ferizaj faktikisht e gjeti golin e barazimit mirëpo që u anulua për pozitë jashtë loje.

Ndërsa, për golin e dytë u përkujdes sulmuesi Valentin Serebe pas një topi të kthyer (80’).

Fitoren krejt në fund e vulosi Diar Vokrri për ta lënë të shtangur portierin mysafir (88').

Kësisoj, Ballkani shkon në kuotën e 52 pikëve ndërsa Ferizaj renditet në pozitën e tetë me 33 sosh./Telegrafi/