Please enter at least 3 characters.

Bajrami: Kundër Prishtinës pa kalkulime

2016/01/bajrami-kund-euml-r-prishtin-euml-s-pa-kalkulime_hd.jpg

Liridon Leci është i suspenduar, ndërsa mungojnë edhe Alban Dragusha dhe Shkëlqip Pacolli, ndërsa Fatlum Ramadani ka udhëtuar për Gjermani.

Trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami, para ndeshjes, për faqen zyrtare të klubit FcHajvalia.com deklaroi se ndaj Prishtinë s nuk do të ketë kalkulime.

“Ndeshja me Prishtinën do të jetë një takim i vështirë për neve, pasi që kemi shumë mungesa të lojtarë të lënduar dhe me kartonë që nuk kanë të drejtë të luajnë, ndërsa të lënduar janë Semir Zeneli, Azem Ahmeti dhe Arbër Prekazi, por do të mundohemi të gjejmë zëvendësimin e tyre, duke ju dhënë mundësi futbollistëve të rinj si rasti i Jetlir Lecit”.

“Do të luajmë ndershmërisht dhe nuk do të ketë kurrfarë kalkulimi. Prishtina është ekip për t’u respektuar por në do të mundohemi me angazhim maksimal që t’i mposhtim” theksoi trajneri Emin Bajrami. /Telegrafi/