Bad News Eagles do të përballet me ekipin Team Spirit në ndeshjen vendimtare për t’u kualifikuar në Majorin e CS:GO në Brazil
Pas fitores bindëse ndaj ekipit Astralis, djelmoshat shqiptar tani janë një fitore larg për t’u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major 2022.
Në turneun kualifikues për Major, ekipet më të mira të botës garojnë për t’u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO i quajtur Major, i cili kësaj radhe do të mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit.
Turneu pritet të shpërndaj çmime në vlerë rreth 1.2 milion dollarë.
Ndeshjen e radhës Bad News Eagles do ta zhvilloj ndaj ekipit Team Spirit të cilët renditen në vendin e 15 – të në ranglistën botërore të CS:GO.
Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka shënuar fitore bindëse ndaj ish ekipit më të mirë në botë Astralis
Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e premte) në formatin 'Bo3' duke filluar nga ora 14:30, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch.
Të dyja ekipet mbajnë serinë e ndeshjeve 2-1 (dy fitore, një humbje), dhe fituesi kësaj ndeshjeje do të kualifikohet për Majorin e CS:GO në Brazil. /Telegrafi/


